Nuk ka si ne në Europë! UEFA publikon studimin: Ja pse shqiptarët ia kalojnë Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë për këtë fenomen (Dokumenti ekskluziv)
Tre vite pas divorcit plot polemika, Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e “Azzurrëve”.
Ish-tekniku kampion Europe në vitin 2021 është njeriu i përzgjedhur për të marrë sërish drejtimin e kombëtares pas periudhës tranzitore nën udhëheqjen e Silvio Baldinit, me marrëveshjen që tashmë konsiderohet thuajse e kryer.
Zgjedhjet në federatë dhe situata me Al Sadd
Zyrtarizimi pritet të bëhet menjëherë pas datës 22 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Italiane të Futbollit. Fitorja e parashikuar e Giovanni Malagò-s do të hapë menjëherë dritën e gjelbër për rikthimin e teknikut. Aktualisht, 61-vjeçari sapo u shpall kampion në Katar me Al Sadd, por zgjidhja e kontratës që skadon në vitin 2028 nuk përbën asnjë problem, pasi dëshira e tij e vetme është rikthimi në Europë.
Sfida me tifozët dhe rrugëtimi në “Grupin e Ferrit”
Përveç punës në fushë, Mancinit do t’i duhet të rifitojë besimin e opinionit publik, i cili u ndje i tradhtuar nga largimi i tij i papritur drejt Arabisë Saudite në vitin 2023. Në aspektin sportiv, situata mbetet delikate pasi Italia vjen pas dështimit të tretë radhazi për t’u kualifikuar në Botëror. Rrugëtimi drejt Euro 2028 do të jetë një provë zjarri, pasi “Azzurrët” janë shortuar në një grup ferri me Gjermaninë, Belgjikën dhe Sllovakinë, kundër së cilës do të luajnë edhe ndeshjen e parë në nëntor. Sidoqoftë, me rekordin prej 37 ndeshjessh radhazi pa humbje dhe trofeun e Euro 2020 në CV, Mancini shihet si i vetmi arkitekt i aftë për të ringritur kombëtaren.
Top Channel