Paniku mbërtheu New Yorkun në orët e fundit. Gjashtë persona u sulmuan me thikë në Penn Station, një stacion metroje që ndodhet në qendër dhe shumë pranë Madison Square Garden ku do të luhet ndeshja e tretë e Finales së Madhe të NBA mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs.

Një ndeshje kjo që po ndihet shumë dhe ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Mbetet për t’u kuptuar nëse kjo që ndodhi do të sjellë ndonjë ndryshim në sistemin e sigurisë në prag të kësaj ndeshjeje.

Ngjarja mori një jehonë të gjerë mediatike në të të gjithë globin; në fakt ditën e enjte do të ngrejë siparin e tij edhe Botërori i shumëpritur që do të mbahet pikërisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Por duke u kthyer te episodi i dhunës, policia njujorkeze bëri të ditur se agresori u arrestua dhe se nga personat e sulmuar, një është në gjendje të rëndë

Policia ende nuk ka bërë të ditur motivet e këtij agresioni, ndërsa kryetari i bashkisë së Neë Yorkut, Zohran Mamdani e komentoi ngjarjen në rrjetet sociale. ‘Mendimi im shkon për të gjithë të lënduarit, të dashurit e tyre dhe për ata që mbetën të tronditur nga kjo dhunë e papranueshme’-deklaroi ai.

Top Channel