Rrëmbim dhe torturë në lidhje direkte; larja e hesapeve qëndron pas grabitjes në banesën e Donnarummës në Francë
Christian Chivu është gjithnjë e më pranë një sipërmarrjeje që të Interi mungon prej 88 vitesh, ajo e trajnerit që fiton titullin kampion pasi e ka fituar atë edhe si futbollist. I vetmi që e ka arritur këtë te Interi ka qenë Armando Castellazzi në sezonin 1937-1938 pasi kishte triumfuar si lojtar në 1929-1930, katër vjet përpara se të shpallej edhe kampion bote me Italinë.
Duke u kthyer më para në kohë edhe Vitgilio Fossati ftoi kampionatin 1909-1910 si trajner-lojtar, por në atë kohë figura e trajnerit nuk ishte përkufizuar ende. Në curriculumin e Chivut si trajner janë 3 tituj të Serie A radhazu me Interin 2007-08, 2008-09 dhe 2009-10 dhe tani mund të vijë titulli i tij i parë edhe si trajner.
Klubi eksluziv; kush ka fituar titullin si futbollist dhe si trajner? Fitorja e titullit në Serie A do të lejonte rumunin të hynte në klubin ekskluziv që në 50 vitet e fundit ka parë që vetëm 4 personalitete të nivelit të lartë të jenë bërë pjesë e tij: Antonio Conte (5 tituj si lojtar + 3 si trajner me Juventusin), Carlo Ancelotti (2+1 me Milanin), Fabio Capello (1+4 me Milanin) e Nils Liedholm (4+1 me Milanin). Capello në fushën e lojës fitoi titullin edhe me Juventusin në 2004/2005, por ky titull iu hoq Zonjës së Vjetër për shkak të Calciopolit
Prapaskena për Roberto Mancinin; firma e munguar në 1996. Në ndryshim nga Milani që shpesh ia ka besuar pankinën lavdive të dikurshme te kuqezinjve, Interi i ka gjetur thuajse të gjithë të tjerët nga skuadra të tjera. Titulli i fundit u fitua nga Simone Inzaghi që nuk ka luajtur kurrë me Interin, ai paraardhës ishte me Antonio Conte që është pjesë e klubit të fituesve si lojtar e trajner, por që për Interin ka qenë gjithnjë kundërshtar. Jose Mourinho protagonist i tripletës 2009/2010 nuk ka pasur të kaluar si futbollist i rëndësishëm. Përpara tij Roberto Mancini fitoi 3 tituj si trajner, por vetëm për pak nuk e ka veshur fanelën zikaltër si lojtar. Në ditën e parafundit të merkatos së vjeshtës në 1996-97, gjatë një darke në një apartament të Moratti në Porta Venezia, Mancini me një shtrëngim duarsh i premtoi presidentit të Interit se do të nënshkruante të nesërmen, por në mëngjesin e asaj dite vendosi të qëndrojë te Sampdoria deri në fund të sezonit.
Pasi u ezauruan titujt e mileniumit të ri, kthehemi në kohë në sezonin 1988-89, me Giovanni Trapattonin që nuk ka luajtur kurrë me Interin, ashtu sikurse edhe Eugenio Bersellini, kampion i Italisë në 1979-80, që si futbollist ka qenë te Monza dhe Lecce. Giovanni Invernizzi (titulli në 1970-71) ishte njeriu i klubit që pranoi pankinën vetëm sepse kishte mbështetjen e senatorëve të skuadrës. Helenio Herrera, fitues i 3 titujve në vitet ’70, nuk kishte luajtur kurrë në Itali. Për t’u kthyer akoma më pas në kohë te Alfredo Foni(titujt në 1954-55 e 1955-56) kishte fituar një titull silojtar me Juventusin, Tony Cargnelli kishte qenë lojtar vetëm në Austri, Arpad ëeisz kishte luajtur një sezon me Interi në fund të karrierës, por pa fituar. Në këtë retrospektivë mungon titulli i 1919/20 kur në rolin e trajnerit gjejmë drejtuesin Francesco Mauro dhe ish arbitrin Resegotti
Jo vetëm titulli, Chivu synon dopietën me Kupën e Italisë. Sigurisht futbollistë e tifozë kanë të gjithë të drejtën të tregohen supersticiozë, por kjo mund të pasurojë palmaresin e Chivut që po fiton trofeun në sezonin e parë të zhvilluar si trajner i parë. Dhe për t’i shtuar edhe merita të tjera se ai ka edhe titullin me skuadrën Primavera në 2021/2022, edhe ky me Interin- Po kështu, Chivu mund të fitojë Kupën e Italisë, një trofe të cilin e ka fituar 2 herë edhe si lojtar, sërish me ngjyrat zikaltër. Mungon vetëm Liga e Kampioneve, por për të do të diskutohet ne sezonet në vijim.
Top Channel