VIDEO/ Shpejtësi e lartë në qendër banimi, policia gjobit Elseid Hysaj, ishte në shoqërinë e Taulant Seferit
Deklaratat e fundit të Rafael Leao nuk lënë shumë hije dyshimi në lidhje me faktin që ai do të largohet nga Milani. Pavarësisht klauzolës së kontratës së tij prej 175 milionë euro e vlefshme në fillim të korrikut dhe një kontrate deri në 2028, ajo që realisht shpreson klubi kuqezi të përfitojë prej tij është një shifër që varion nga 50-70 milionë euro.
Botërori që do të nisë në 11 qershor është një vitrinë e rëndësishme dhe pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar vlerën e kartonit të futbollistit që ka shtyrë çdo vendim zyrtar pas turneut
Në vijë të parë për futbollistin portugez janë klubet angleze që janë pëlqyer gjithnjë nga Leao me Manchester United që është në pole position falë kualifikimit në Ligën e Kampioneve, por edhe falë të kaluarës që ka me idhullin e Leaos, Cristiano Ronaldo. Më pas janë Arsenal e Chelsea me këtë të fundit që ka avantazhin e raporteve të krijuara më parë me kuqezinjtë për transferimin e Nkunku. Më larg janë Tottenham i De Zerbit, Liverpool dhe Neëcastle. Përjashtohen përfundimisht opsionet e Barcelonës që mori Gordon, PSG dhe Bayerni i Mynihut
Nëse Leao do të vendosë të lërë 5 kampionatet më të rëndësishme, për portugezin mund të ketë një derbi turk mes Galatasaray dhe Fenerbahçe ose mund të ketë kontrata të pasura nga Saudi Pro League ku Al Hilal i Simone Inzaghit dhe Theo Hernandez është gati ta mbulojë me flori futbollistin portugez të Milanit, ndërsa në fund mbetet Major League Soccer në SHBA.
Top Channel