Nigeria, trajneri tha se e Osimhen ndoshta ndryshon skuadër, vjen përgjigjja e sulmuesit: Fjalë që janë zmadhuar dhe të dala jashtë kontekstit
Sassuolo vendos të ushtrojë të drejtën përfundimtare të blerjes së kartonit të Arijanet Muriç nga Ipswich Town. Vetë klubi nga Reggio Emila bëri të ditur këtë përmes një komunikate për shtyp të publikuar në kanalet e tij zyrtare.
Arijanet Muriç u transferua te Sassuolo në muajt e verës së kaluar në formë huazimi dhe bilanci në sezonin e tij të parë në kampionatin italian të futbollit flet për 32 ndeshje të zhvilluara apo 2880 minuta aktivizim me 43 gola të pësuara dhe 6 ndeshje të me portën të paprekur.
Megjithatë e ardhmja e portierit 28 vjeçar është larg Reggio Emilias. Vetë futbollisti përpara disa javësh kishte deklaruar se e konsideronte të mbyllur aventurën e tij te Sassuolo për arsye personale. Tani nuk jmbetet gjë tjetër veçse të presim të kuptojmë se cili do të jetë destinacioni i ri i portierit të kombëtares së Kosovës.
Arijanet Murić acquisito a titolo definitivo dall’Ipswich Town#ForzaSasol 🖤💚 https://t.co/NyqERv5CEQ
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) June 1, 2026
Top Channel