
Shqipëria u mposht 2-0 nga Anglia në ndeshjen e parë hapëse të Kualifikueseve të Botërorit 2026, teksa kuqezinjtë i gëzohen rikthimit të Armando Brojës.
Sulmuesi i Kombëtares dha menjëherë impakt në fushë, teksa në prononcimin e tij pas ndeshjes tha se Kombëtarja kishte mundësi të dilte me pikë nga ky takim nëse do të shfrytëzonte shanset që kishte.
“E dinim që do të ishte e vështirë. Anglia ka një nivel shumë të lartë. E dimë që ka shumë kualitet. E dinim që ishim te shtëpia e tyre. Gjithçka është e mundur dhe kishim në dorë disa shanse për të shënuar. Nuk ishim në 100%. Siç thashë, Anglia ka shumë kualitet. Edhe kur lodhet ndonjë lojtar, ka të tjerë që e zëvendësojnë. Ekipi ka luajtur mirë. Kishim mundësi për të mos i pësuar ato dy gola. Një ishte pasim prapa shpinës dhe tjetri ishte vetëm krosim në shtyllën e dytë.
Nuk e di. Jam kthyer nga një dëmtim i gjatë. Ka qenë pak i vështirë për mua ky vit. Jam i fokusuar te vetja, te trupi… Mos të dëmtohem sërish. Sot edhe unë kisha shanse. Edhe një ditë tjetër mund t’i shfrytëzoj ato shanse që do kem. I kishim dy mundësi në fund.
Kombëtarja më ka munguar shumë. Edhe përpara Europianit e thashë që më pëlqen shumë të luaj me Kombëtaren. Është shtëpia ime. Tifozët ishin të mrekullueshëm. Na kanë mbështetur shumë. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin dhe tani mund të rikuperohem 100% dhe të vazhdojë pa dëmtime”, tha Broja për DigitAlb.
Top Channel