I akuzuar për përdhunim tre vite më parë, ylli i PSG-së del përpara gjykatës
Romano ka zgjedhur Italinë? Zvicra mund t’i kërkojë njëqind mijë euro. Detajet. Mesfushori i Cagliarit ishte i regjistruar në projektin Footuro, me federatën që llogarit në 25 mijë euro në vit shpenzimet për formimin e tij. Dhe ka një precedent që…
Të premten ai pritet të bëjë debutimin e tij si titullar me Italinë në ndeshjen e “Olimpico”-s kundër Belgjikës. Zgjedhjen e tij Alessandro Romano e ka bërë duke i thënë po Italisë dhe duke pranuar ndryshimin e kombëtares, me gjithë procedurat e kryera nëpërmjet FIFA-s. Tani ai nuk mund të kthehet më pas, por rrezikon të detyrohet të paguajë një… faturë të kripur për vendimin e tij. Jo ndaj FIGC (Federata Italiane e Futbollit), por ndaj federatës zvicerane të futbollit, e cila, e braktisur, ndihet e mashtruar pasi kishte “investuar” shumë tek ai.
Romano ka koleksionuar tridhjetë e katër paraqitje me kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe ka qenë gjithashtu kapiten. Ai ka lindur në Winterthur nga prindër italianë dhe babai i tij ka luajtur në Ticino, me Locarnon dhe Luganon. Mesfushori i Cagliarit ka qenë pjesë e Footuro, projektit me të cilin ASF (Federata Zvicerane e Futbollit) zgjedh disa nga talentet më interesantë të çdo viti dhe i bën ata të rriten edhe përmes stërvitjeve të synuara, testeve shtesë, punës me një trajner personal dhe planifikimit të karrierës. Investimi i llogaritur për çdo futbollist është rreth 25,000 franga në vit.
Nuk bëhet fjalë për një kontratë detyruese pasi kombëtarja mund të ndryshohet, por tani, meqenëse Romano ka vendosur të veshë fanellën e Italisë, federata zvicerane mund t’i paraqesë faturën, pra ta gjobisë. Nëpërmjet kësaj gjobe, Zvicra do të rikuperojë investimin e bërë ndër vite. Në rastin e mesfushorit të ri të “axurrëve”, shuma e sanksionit do të ishte rreth 100,000 franga, praktikisht e njëjta shifër në euro. Zvicra nuk ka dhënë detaje, por vetëm konfirmimin që Romano ka qenë i regjistruar në Footuro përmes një marrëveshjeje të nënshkruar rregullisht mes palëve.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur tashmë me ish-lojtarin e Luganos, Hajdari, i cili zgjodhi Kosovën pavarësisht se ishte pjesë e programit Footuro. Në teori, shifra e gjobës do të jetë plotësisht në kurriz të lojtarit që ka nënshkruar kontratën, dhe FIGC, e cila tani mund ta përdorë atë në Kombëtare, nuk është e përfshirë.
Top Channel