U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
Një masë arresti për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kontrolli i banesës së një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit ishin goditja e fortë që tronditi opinionin publik në 24 orët e fundit. Por goditja nuk ishte vetëm institucionale.
Menjëherë pas arrestimit të Vlora Hysenit, në media nisën të qarkullojnë pjesë të dosjes hetimore, duke nxjerrë në dritë komunikime të saj me Ergys Agasin, një prej personave të arrestuar në dosjen e AKSHI-t.
Për këtë çështje, ish-kreu i krimeve të rënda, Eugen Beci, shpjegoi elementët parimorë të kësaj dosje, duke shtuar se SPAK-ut nuk i interesojnë telefonatat mes Hysenit dhe Agasit.
Beci ngriti pyetjen se në këtë mes mund të ekzsitojnë klane, të cilat mund të sjellin edhe kundërgoditje.
“Proceduralisht, organi i hetimit kreu atë që ne prisnim. Elementët parimorë të rëndësishëm që pamë dje: Një: Precedent i paprecedent që u arrestua në detyrë; dy: personi që mbart tërë informacionet më sensitive që ne nuk na shkon kurrë në mendje, u rrëzua, pra piramida e sigurisë së një shteti është vënë në dyshim; e treta, besueshmëria te partnerët ndërkombëtarë. Ata shërbimin e kanë pikën kryesore, drejtuesi është fytyra e partnerit, ata kur shohin një situatë të tillë, këto kanë ndihmuar për një krim ordiner, grup të organizuar, partnerët do shohin çdo protokoll tani me dëshirën, filialet amerikane, franceze, angleze do rishikojnë protokollet e tyre, rusët mund të fërkojnë duart. E fundit, kemi të bëjmë me dëmtimin e besueshmërisë institucionale ligjore, fakti që certifikimi i sigurisë së personit bashkë me emërimin ka dështuar, kemi një problem më të thellë. Interes për publikun kanë: zemra dhe shpirti.
Këto elemente që unë mendoj prokurorisë nuk i interesojnë. Këto mund t’i ketë nxjerrë dikush që nuk i intereson që prokuroria goditi shtetin brenda shtetit. Të dalin këto info dmth që publiku të merret me elemente të parëndësishme. Një SPAK-u nuk i intereson që njerëzimit të merren me telefonin, e hapi apo jo. Jemi në dyshimin e arsyeshëm.
A kemi klane Brenda ekzekutivit të cilët interesohen të diskreditohet njëra palë dhe tjera jo. Edh epo ti shohësh ftohtë klanet Brenda, dje u bë çështja procedural.?
Dje u realizua çështja procedurale, sot hajde të diskutojmë edhe pjesën morale, nuk ka kohë, se nesër mund të ketë kundërgoditje mes klaneve. Po flasim për klane. Po për dosjet e tjera a ka informacione që dalin. Është e çuditshme që disa dosjeve u dalin e disa jo. Ka edhe një zinxhir, nga oficeri te prokurori, gjyqtari dhe në fund te mbrojtësi. Ne e dimë mirë që kur e kam vetëm unë materialin, se nuk e nxjerr, po kur e shpërndaj, e nxjerr dhe justifikohem se e kanë edhe të tjerët. A do shkojë prokuroria deri në fund?”, u shpreh Beci.
Top Channel