Debutimi kundër Holandës së Xavit, Klopp: Nuk kisha kohë të bëhesha nervoz
Në orët e fundit në Spanjë mori një dimension të madh përplasja mes presidentit të La Liga dhe Javier Tebas. Gjithçka nisi me ankesat dhe komunikatat e Realit të Madridit rreth arbitrimit në derbin mes Atletico dhe Realit të Madridit.
Tebas kishte thënë se Los Blancos përdorin gabimet arbitrare për të mbuluar lojën aspak të mirë të skuadrës, një deklaratë që gjeti përgjigjen e klubit merenges që arriti deri aty sa të kërkojë në mënyrë indirekte dorëheqjen e Tebas si president i La Liga. Një deklaratë që sigurisht gjeti një tjetër kundërpërgjigje të Tebas. ‘I respektoj të gjithë klubet por nuk iu nënshtrohem’-tha ndër të tjerat presidenti i La Liga.
Ndërkaq, Tebas foli sërish për gjithçka ndodhi dhe akuzat e Realit të Madridit në një dalje për mediat gjatë një eventi
‘Po të mos isha i përgjegjshëm, nuk do të isha 12 vjet në këtë pozicion-tha Tebas-me Real Madrid TV kjo po ndodh prej shumë vitesh dhe kur gjërat nuk shkojnë siç dëshiron klubi, kritikohet çdo gjë që lëviz dhe ky është një turp. Një mungesë respekti për të gjithë, për La Liga, për klubet, për tifozët’
Tebas më pas iu kthye polemikave pas derbit me Atletico Madrid.
‘E kuptoj kritikën, por nuk e kuptoj që thonë se kompeticioni është i manipuluar. Ka njerëz që e shohin aksionin e Bellingham me syze ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Nuk mund të jepet karton i kuq në jetë për atë. Përsa i përket episodit të Kang In, aksioni po, mund të ndëshkohej me karton të kuq, por nuk ishte aq flagrante siç thonë’-vijoi Tebas
Po kështu Javier Tebas foli edhe për raportin me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez.
‘Përsa kohe Florentino do të vazhdojë të jetë president i Realit të Madridit, raportet janë të pariparueshme-tha kreu i La Liga-problemi është modeli i futbollit të Florentinos, ne nuk e mbrojmë atë futboll. Nëse në të ardhmen do të ketë një president tjetër, të shohim. Nuk jam dakord me drejtuesit e klubit në këtë moment, por nuk kam asgjë kundër Realit të Madridit. Është skuadra ime që kur isha fëmijë’.
Top Channel