Italia, Frattesi flet pa filtra: I kënaqur që u kthye Mancini, te Lazio shkova për Gattuso
Në edicionin e 191 të Oktoberfest në Myni ishte i pranishëm edhe një legjendë e futbollit gjerman, Lothar Matthäus. Ish kampioni i botës u shfaq në shoqërinë e partneres së tij të re, Therese Sommer që menjëherë u kap nga fotografët. Mirëkuptimi mes tyre ishte kaq i dukshëm sa e kaloi në plan të dytë diferencën me 38 vjet në moshë mes ish futbollistit dhe modeles 27 vjeçare.
Çifti u fotografua nga paparazzët gjatë festimeve në Käfer Ëiesn Schanke me Theresan që me atë rasti kishte veshur një fustan të gjatë me ngjyrë shampanjë dhe me një bustier të ngushtë e frymësuar nga tradita bavareze, ndërsa Lothar Matthaeus kishte veshur një jelek blu mbi një këmishë të zezë që kujtonte veshjet tradicionale bavareze
Theresa Sommer është 27 vjeç, ndërsa ish futbollisti 65; pra partnerja e tij është më e re edhe se dy vajzat e Lothar, Alisa dhe Viola të lindura nga martesa e tij e parë. Takimet e para mes tyre kanë ndodhur në pranverën e vitit 2025 gjatë një eventi me ski në Austri dhe pak muaj më vonë dolën fotot e para të tyre duke shëtitur teksa ecnin dorë për dorë në tapetin e kuq të Topit të Artë në Paris
Jeta sentimentale e Lothar Mattaeus ka qenë e trazuar me plot 5 martesa të dështuara. Martesa e parë ka qenë me Silvian në 1981 me të cilën ka dy vajza për t’u divorcuar në 1992. Dy vjet më vonë erdhi martesa e dytë me modelen Lolita Morena, moderatore zvicerane dhe nëna e një fëmije tjetër me ish futbollistin; në këtë rast martesa përfundoi në 1999. Në vitin 2003, Matthaeus shkoi në altar për të tretën herë duke lidhur kurorë me Marijana Colic, një martesë që përfundoi 6 vjet më vonë. Më pas Matthaeus u martua në Las Vegas me modelen e re ukrainase, edhe me të u nda pas pak vitesh. Dhe në fund, në 2014 është historia me Anastasia Klimko me të cilën ka një djalë, por edhe kjo lidhje u mbyll me divorc, 7 vite më vonë.
Dhe kur dikush pyet nëse Theresa Sommer do të bëhet bashkëshortja e 6 e tij, Matthaeus u përgjigj në mënyrë të prerë: ‘Nuk kam ndërmend të martohem sërish-tha ai për revistën e përjavshme gjermane të kronikave rozë, Bunte në fillim të vitit.
Top Channel