Christian Eriksen nuk është më futbollist i Wolfsburgut. Mesfushori danez zgjidhi kontratën me ‘Ujqërit’ pas pak më shumë se 1 sezoni në radhët e klubit gjerman kjo për shkak se situata e tij ndryshoi në mënyrë drastike.

Futbollisti 34 vjeçar ishte i padiskutueshëm sezonin e kaluar, por që nga fillimi i sezonit aktual, problemet fizike e kanë penguar të hyjë në dinamikën e grupit

Kështu tani Eriksen është futbollist i lirë dhe e ardhmja e tij është e pasigurt. Në muajin qershor një tjetër incident kardiak që lidhet me defribilatorin që është vendosur në trupin e tij bëri që të mendohej se tërheqja e tij nga futbolli ishte një opsion real, por fakti që ai e ka nisur një sezon të ri të lë të kuptosh se ai do të kërkojë një skuadër të re për muajt e ardhshëm.

Janë të shumta dyert që mbeten të hapura për Eriksen, me përjashtim të atyre të klubeve në Itali ku nuk lejohet aktivizimi i lojtarëve me atë që njihet si stimulues kardiak. Ligat kryesore evropiane, MLS, apo ato të Lindjes së Mesme pranojnë futbollistët me këtë veçori, gjithnjë kur ata kanë autorizim mjekësor.

Në moshën 34 vjeçare dhe pas një karriere te ligat më të mira të botës, Eriksen mund të mendojë për një mbyllje të saj në shtëpi. Mesfushori është formuar në akademinë e Odense, skuadër e elitës në futbollin danez dhe ku do të ishte një yll i vërtetë. Po kështu edhe ekipet e tjerë të rëndësishëm danezë, Copenhagen apo Midtjylland mund të jenë një opsion interesant.

Top Channel