Drejt Itali-Belgjikë/ Calafiori mbrojtës krahu, Romano ‘në regji’, sulmi me dilema, Mancini përgatit debutimin në etapën e dytë me Të Kaltrit

23/09/2026 23:47

Aventura e dytë e Roberto Mancinit në pankinën e Italisë do të nisë nga Olimpico i Romës. Trajneri nga Jesi që duhet të fitojë faljen e tifozëve do të ketë menjëherë një ndeshje impenjative me të cilën do të nisë Nations League; atë me Belgjikën e Mark Van Bommel.

Është një sfidë delikate ajo e programuar për t’u luajtur të premten në mbrëmje me skuadrat që janë pjesë e një grupi të komplikuar ku bëjnë pjesë edhe Franca e Turqia. Italia ka si detyrim të evitojë vendin e fundit në grupin B që do ta zbriste në Ligën B.

Roberto Mancini, që është kërkuar të hapë një cikël të ri, do të besojë menjëherë te Alessandro Romano ‘në regji’ me këtë të fundit që është debutues absolut me fanellën e kaltër. Në krah të tij në skemën bazë 4-3-3 do të jenë Barella dhe Tonali, dy figura të sigurta bashkë me kapitenin Donnarumma.

Përpara gardianit të Manchester City në mbrojtje është praktikisht e sigurt prania e Gianluca Mancinit, në qendër janë në balotazh Scalvini e Coppola me të parin që është në avantazh. Në krahun e majtë do të ketë hapësirë për Calafiori, ndërsa në të djathtë është balotazhi Kayode-Di Lorenzo, me këtë të fundit që duket në pole position.

Në sulm Pio Esposito do të jetë në garë për një vend titullaru me Kean, ndërsa Scamacca është i destinuar të rrijë në pankinë. Treshja e repartit të avancuar pritet të plotësohet nga Raspadori dhe Zaniolo që janë në avantazh kundrejt dyshes Maldini-Vergara, që të dy të destinuar të hyjnë në fushë si zëvendësues.

Top Channel