“Luaj për të bërë histori”, Lamine Yamal flet për Topin e Artë dhe jetën jashtë futbollit
Një nga lëvizjet më të bujshme të Real Madridit gjatë verës ishte rinovimi i kontratës me Vinicius Junior. Në një moment kur flitej gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm të brazilianit drejt Arsenalit, klubi madrilen arriti marrëveshjen për zgjatjen e kontratës së tij, e cila fillimisht skadonte në vitin 2027, deri në vitin 2032.
Në “Santiago Bernabéu” e konsideruan këtë marrëveshje si një deklaratë të fortë në merkato dhe një mënyrë për të siguruar shërbimet e një prej futbollistëve më të veçantë në skuadër.
Por pritshmëritë e krijuara gjatë verës nuk janë përkthyer në paraqitje në fushë. Vinicius është ende larg formës së tij më të mirë dhe as besimi i José Mourinhos, i cili e ka aktivizuar si titullar në ndeshjet e fundit, nuk ka mjaftuar për ta rikthyer brazilianin në nivelin e tij më të lartë.
Tifozët kanë humbur durimin
Situata ka nisur të shqetësojë edhe tifozët e Real Madridit. Vinicius është bërë prej kohësh objekt kritikash dhe në ndeshjet në “Bernabéu” nuk kanë munguar fishkëllimat ndaj tij.
Madje, edhe disa prej mbështetësve më të zjarrtë të brazilianit kanë nisur të mendojnë se momentalisht ai nuk duhet të jetë titullar i padiskutueshëm dhe se një vend në stol mund të jetë alternativa e duhur për të.
Mourinho dhe dilema e Real Madridit
Në drejtuesit e Real Madridit janë të vetëdijshëm për situatën dhe shqetësimi ka nisur të rritet. Brenda klubit kërkohet të kuptohet se çfarë po ndodh me Vinicius dhe pse paraqitjet e tij janë kaq larg nivelit që pritej pas rinovimit të kontratës.
Në dhomat e zhveshjes, braziliani vazhdon të ketë mbështetjen e shokëve të skuadrës. Megjithatë, sipas raportimeve, disa prej tyre e shihnin që gjatë verës si një futbollist që mund të largohej nga Madridi, me Arsenalin si një prej destinacioneve të mundshme.
Tani vendimi është në duart e José Mourinhos. Trajneri duhet të përcaktojë nëse do ta lërë apo jo Vinicius në stol kur kampionati të rikthehet më 10 tetor, në sfidën ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabéu”.
Presioni nga ambienti rreth klubit është i madh dhe kërkesat për një ndryshim në formacion po shtohen.
Diomande, alternativa për krahun e majtë
Një nga emrat që po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje është Diomande. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kishte krijuar disa pikëpyetje me paraqitjet e tij në fillim të sezonit, por me kalimin e ndeshjeve ka fituar terren dhe tashmë konsiderohet nga një pjesë e madhe e tifozëve si një alternativë për krahun e majtë.
Mourinhos i takon tashmë të marrë vendimin. Trajneri duhet të gjejë zgjidhjen për situatën e Viniciusit, ndërsa Real Madridi pret rikthimin e brazilianit në nivelin që e bëri klubin të besonte tek ai dhe ta lidhte me një kontratë deri në vitin 2032.
Top Channel