Rodrigo Hernandez vazhdon të kujtojë javët e merkatos së verës kur dukej se ishte shumë pranë Realit të Madridit. Mesfushori i Barcelonës i intervistuar në programin ‘El Partidazo’ në radion COPE tha se nuk ishte mungesa e interesit të Realit të Madridit ajo që bëri që transferimi i tij në kryeqytetin spanjoll të dështonte

‘Nga këndvështrimi im duhet të them se Reali i Madridit shfaqi interesin që nga momenti i parë, pati një sjellje ekzemplare dhe propozimet ishin të gjitha me synimin për të marrë më marrë, këtë dua ta bëj të qartë-tha Rodri.

Rodri më pas u pyet nëse Los Blancos bënë gjithçka për ta siguruar shërbimin e tij.

‘Nuk e di, por është e qartë që kanë pasur interes dhe tentuan me atë që kishin dhe treguan interes, gjë për të cilën jam mirënjohës sepse kam folur me një pjesë të tyre dhe kaq-shtoi Rodri që më pas nuk deshi të tregojë nëse kishte qenë në kontakt me Florentino Perez apo jo

‘Kam folur me njerëz atje që më transmetuan entuziazmin dhe dëshirën që kishin të më merrnin dhe kjo, gjithashtu komplikoi akoma më shumë marrjen e një vendimi nga ana ime-tha Rodri

Më pas mesfushori spanjoll foli edhe për momentet polemizuese të derbit mes Atletico dhe Realit të Madridit në Metropolitano dhe kritikoi sulmet ndaj klasës arbitrare.

‘Në nivel futbollistik ishte një ndeshje e barabartë. Atletico ishte më mirë, mori peshën e ndeshjes, mori vendimet më të mira dhe ishte fitues me meritë-tha Rodri-pastaj ka veprime të cilat mund të ishin bërë ndryshe. Këtë nuk ia mohojmë askujt. Episodi i Cuti Romero është më i vështirë, por ndoshta ai i Kang In qe besoj se nuk e bëri enkas, po, besoj se ishte për karton të kuq’.

Por Rodri shtoi se kritika nuk duhet të shkojë përtej gabimit të arbitrit në episode të caktuar dhe se nuk beson te konspiracionet.

‘Arbitrat ndonjëherë mund të gabojnë por nuk besoj se vendosin një ligë me 38 javë-shtoi Rodri-kjo i bën dëm futbollit. Duhet të përpiqemi të evitojmë këto lloj diskutimesh. Të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë. Dakord, dëshiron të mbrosh klubin dhe ke një qëndrim tëndin, por deri në një farë pike’.

Top Channel