Nga fusha e gjelbër, në sfilatën e modës/ Inter merr pjesë në Milano Fashion Week
Kombëtarja shqiptare po vijon punën për ndeshjet e këtij edicioni të Nations League. Futbollistët kuqezinj do të kërkojnë që të bëjnë sa më mirë në këto sfida pasi objektivi është vendi i parë në grup.
Mirlind Daku u shfaq përpara medias në prag të këtyre ndeshje duke vënë në dukje se fitorja e skuadrës ka më shumë rëndësi se paraqitjet individuale
‘Si gjithmonë është nder të jesh pjesë e kombëtares, kështu që golat janë arsyeja që ne sulmuesit ftohemi. Shpresojmë që të vazhdojmë këtë cikël të ri, të rikthehemi te shënimi i golave edhe për kombëtaren. Golat nuk i kemi shumë primarë, me rëndësi është që të fitojmë dhe të kalojmë sa më mirë këto ndeshje-tha Mirlind Daku.
Për Mirlind Dakun është diçka pozitive që ka konkurrencë brenda skuadrës
‘Është mirë kur ka konkurrencë brenda skuadrës dhe djemtë që kanë ardhur vijnë nga një fillim sezoni shumë të mirë, kanë shënuar gola dhe kjo është gjë e mirë. Na duhen gjithnjë që të kemi lojtarë që të jenë në momentin e tyre. Për mua nuk do të thotë asgjë do të pres momentin,nëse do më jepet mundësia do mundohem të jap më të mirën-vijoi Daku.
Për sa i përket objektivave Daku vuri në dukje faktin se Nations League është njër rrugë kualifikimi për në Euro 202
‘Vetë fakti që jemi për vendin e parë flet për Euro 2028. Siç e dimë rruga përmes Nations League është rruga për kualifikim për në Euro 2028 dhe për ne është objektivi kryqësor që të përfundojmë në vendin e parë dhe pastaj të vijomë ato dy ndeshje që janë si një finale. Jam 100% i gatshëm për kombëtare, gjithnjë kam qenë. Por tani këto momentet që nuk kam luajtur me ekipin e ri, nuk bëjnë shumë dallim. Nuk është se vij nga ndonjë dëmtim, thjesht ka qenë zgjedhja e trajnerit. Por shpresoj që ndoshta kemi fat kështu-tha Mirlind Daku.
Sulmuesi kuqezi foli edhe për trajneri e ri të kombëtares Rolando Maran dhe për përshtypjet e krijuara për të
Maran? Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndjerë këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndjen që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them. Për të tjerat presim ndeshjen dhe shohim pastaj-tha Daku
Top Channel