Elbasani ka marrë zyrtarisht titullin prestigjioz “Qyteti Europian i Sportit 2027”, një vlerësim i akorduar nga ACES Europe – World Capitals and Cities of Sport Federation, duke e bërë qytetin pjesë të rrjetit europian të qyteteve të sportit.

Sipas njoftimit të Klubit Shumësportësh Elbasani, ky çmim vjen pas vlerësimit pozitiv të bërë nga ACES Europe për politikat sportive të qytetit, infrastrukturën, programet e zhvilluara dhe aktivitetet e shumta sportive.

Titulli konsiderohet një vlerësim për punën e bërë ndër vite në zhvillimin e sportit në Elbasan, për përmirësimin e infrastrukturës sportive, mbështetjen e sportistëve dhe trajnerëve, si dhe për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në aktivitete sportive.

Me këtë shpallje, Elbasani i bashkohet qyteteve europiane që promovojnë sportin si një element të rëndësishëm të zhvillimit social, shëndetit dhe komunitetit.

Top Channel