Skandali i SHISH/ Fatos Klosi reagon për herë të parë në Top Story: Vlora Hyseni s’është institucioni!

23/09/2026 23:49

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, komentoi në “Top Story” çështjen e Vlora Hysenit dhe dyshimet për cenimin e sigurisë kombëtare.

Klosi tha se është ende herët për të arritur në një përfundim, pa u bërë të ditura informacionet që disponon Prokuroria.

“Komisionin për mua e ngriti Parlamenti, nuk e di për ça e ngriti po, u ngrit se pati akuza nga që në SHIK bëheshin gjëra të paligjshme dhe komisioni përfundoi si zakonisht në kështu rastesh me dy raporte, një i deputetëve socialistë dhe një i deputetëve demokratë.

Se di, me thënë të drejtën. SPAK ka vendosur dhe e ka aprovuar gjykata speciale me arrest shtëpie, e konsideron fajtore. Natyrisht e padënuar, prezumimi i pafajësisë është parim shumë i përgjithshëm. Për rastin e saj, meqë është një punonjëse me shumë gjëra në dorë, sekrete shtetërore, i kanë vendosur shkurt që ta mbajnë në arrest shtëpie, në kontroll në një farë mënyre.

Këshilli i Sigurimit ka vetëm të drejta konsultative, nuk është më siç ka qenë dikur që vendoste. Mund ta mbledhi, mund të mos e mbledhi, varet si e konsideron ai, nuk është ndonjë detyrim.

Nuk e di sa janë këto që qëndrojnë, varet shumë nga fakti çfarë është konkretisht. Nuk e di të jap mendim tani nëse është cënuar siguria kombëtare apo jo, se nuk e di. Të dëgjojmë gjërat dhe pastaj mund të thuhet më qartë.

Të shohim çfarë ka ndodhur, çfarë lloj informacionesh ka prokuroria. Një ditë do dalin dhe do mund të thuash e ka cënuar apo se ka cënuar. Prokuroria ka opinionin e vet, i quan shkelje të ligjit. Institucioni nuk janë njerëzit që janë përkohësisht në detyrë, dhe cenojnë institucionin. Natyrisht që nuk është mirë, po nuk mund të thuash që e pëson institucioni. Do vijë një tjetër dhe do të marrë masat e nevojshme, do të nxjerrë mësime nga kjo që ka ndodhur për të mos u përsëritur më”, tha Klosi.

Top Channel