Kombëtarja dhe sfidat e Nations League, Daku: E rëndësishme të fitojmë, tani ndjejmë të kemi secili rëndësinë tonë
Kombëtarja shqiptare do të nisë në 26 shtator edicionin e ri të Nations League me sfidën ndaj Bjellorusisë. Pritshmëritë për kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran janë shumë të larta teksa objektivi është vendi i parë gjë që vihet në dukje edhe nga Taulant Seferi
‘Përsa i përket objektivit tonë, është vendi i parë, por ne si skuadër duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, sepse në futbollin e sotëm nuk ka skuadra të lehta. Kështu që duhet të japim maksimumin, të jemi të përqendruar 100%. Shpresoj që në fund të jetë sic po flasim. Do të jetë e mira për të gjithë ne. Ne na mbetet të punojmë fort të jemi të fokusuar dhe të shohim ndeshje pas ndeshjeje-tha Seferi
Sulmuesi kuqezi bëri edhe një krahasim mes lojës së trajnerit Maran dhe paraardhësit të tij, Sylvinho
‘Ndryshimi me trajnerin e mëparshëm ështe se Maran do që të luajë më shumë me topin topin, kërkon një lojë më ofensive dhe dëshiron që skuadra të bëjë më shumë presing. Për ne sulmuesit është më mirë kur bëjmë presing dhe kur e mbajmë më shumë topin. Këto ditë kemi punuar më shumë me fazën me topin sesi do dalim. Më përpara kemi qenë më shumë mbrojtës e kemi pritur kundërshtarin. Shpresojmë që këto që po punojmë me trajnerin Maran të realizohen edhe në lojë. Besoj se po na pëlqen të gjithë futbollistëve ky sistem. Shpresoj që t’ia dalim me sukses-shtoi sulmuesi i Kombëtares
Përsa i përket aktivizimit të tij në fushën e lojës, Seferi deklaroi se do të pranojë çdo vendim të trajnerit.
‘Edhe Daku e tha shumë mirë më përpara, trajneri i jep vlerësimin të gjithë futbollistëve dhe pastaj kjo pyetja juaj a do të luaj apo a do të jem në stol është vendimi i trajnerit. Pa dyshim unë e besoj se i ka pëlqyer loja ime që më ka parë në dy ndeshjet miqësore dhe në kampionat. Nuk kemi folur për këtë anën e ndryshimeve, për pozicionin tim me trajnerin Maran. Unë prapë po e them, jam këtu. Trajneri me hedh në fushë do luajë, nëse do qëndroj në stol do rri në stol. Do vlerësoj cdo vendim të trajnerit. Ne jemi të kënaqur, pikë së pari sepse jemi në kombëtare, pastaj jemi si grup. Është grupi ai që sjell fitoret-tha Seferi
Në fund Seferi paralajmëroi se nuk duhet asnjë kundërshtar i grupit tonë në këtë edicion të Nations League
‘Padyshim, objektivi ynë është vendi i parë duhet të jemi të fokusuar në cdo ndeshje, nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar sepse sot çdo kundërshtar është shumë i fortë. Do të hyjmë në fushë 11 kundër 11 dhe kështu duhet vlerësua, jo mbivlerësuar çdo kundërshtar që kemi në grup. Por ne kemi besim se kemi grupin shumë të mirë, kemi shumë besim se do të dalim me sukses-përfundoi sulmuesi i Kombëtares shqiptare
Të gjitha ndeshjet e Kombëtares shqiptare të vlefshme për këtë edicion të Nations League do të transmetohen në platformën Digitalb
Top Channel