“Pa Cakran nuk ka Fier dhe as Mallakastër”/ Debate të forta gjatë komisionit për Territorialen, Idajet Beqiri i kthehet avokatit të Metës: Jemi një krahinë invalide 12/05 22:28
Yjet e Kombëtares shqiptare duket se po shijojnë pushimet përpara startit të sezonit të ri, teksa presin gjithashtu të mësojnë nëse e ardhmja e tyre do të jetë në ndonjë klub tjetër.
Mitaj, Laçi dhe Strakosha janë tre nga yjet të cilët shkëlqyen me performancat e tyre në këtë Europian, teksa të tre ata kanë zgjedhur që t’i kalojnë pushimet e tyre në ishujt grekë.
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares ndodhet në Ishujt Paros së bashku me familjen e tij.
Sa i përket mesfushorit Qazim Laçi, ai duket se ndodhet në Mykonos, nën shoqërinë e të dashurës së tij.
Po ashtu në Mykonos ndodhet edhe portieri Thomas Strakosha, i cili ka zgjedhur t’i kalojë pushimet me vëllanë dhe miqtë e tij.
Top Channel