Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare gjuhëtari Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri dhe në Kosovë.
Profesor Beci la një trashëgimi të çmuar me kontributin e tij në disa fusha të gjuhësisë shqiptare, historike e bashkëkohore për më shumë se 6 dekada.
Gjuhëtarë, akademikë, miq, të afërm e personalitete kanë bërë homazhe në akademinë e shkencave duke i dhënë lamtumirën e fundit. Prof Becit.
Bahri Beci ishte akademik dhe gjuhëtar shqiptar. Veprimtaria e tij shkencore është shtjelluar në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të gjuhës letrare, të historisë së gjuhës, si edhe të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët ballkanike. Ai ishte anëtar i shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare. Për punën është vlerësuar me medalje nga Kuvendi dhe nga Presidenti i Republikës.
Top Channel