“Xixëllonjat e dimrit”/ Artur Gorishti debuton si regjisor, një film për shpirtin, fajin dhe kërkimin e faljes

12/09/2026 23:05

Aktori i mirënjohur Artur Gorishti u prezantua me veprën e tij të parë si regjisor dhe skenarist në Festivalin Kombëtar të Filmit me “Winter Fireflies” (Xixëllonjat e dimrit).

Në ditët e fundit të jetës, protagonisti kujton të shkuarën e tij, ndërsa u kërkon falje njerëzve, të cilëve u ka shkaktuar telashe. Me baltën kurative që mbulon trupin, ai përpiqet të shërojë trupin, por si mund të kurohet shpirti?

Për 150 minuta, filmi artistik të zhyt në një botë plot mister, krim, romancë dhe pikëpyetje ekzistenciale që nxixin reflektim, pasi çdokush prej nesh mundv të gjejë veten.

“The i bënte spektatorët të reflektojnë… kjo është arsyeja pse filmi është i ngadaltë dhe i gjatë… që të reflektojmë. Të shikojmë si reagojnë aktorët, çfarë thanë, sepse më janë mërzitur filmat që bëhen si videoklip”, tha regjisori Artur Gorishti.

“Në kinema ka një magji që edhe dhuna, edhe vdekja, është e bukur”, u shpreh ai.

Me një koncept regjisorial krejt të veçantë, një hulumtim të thellë psikologjik dhe elementë autobiografikë, filmi i pakohë i Gorishtit nxjerr në sipërfaqje dilemat që na mundojnë përbrenda.

“Detyra e artistit në përgjithësi është që të ketë guximin të shfaqet siç është. Detyra jonë është të japim veten pa merak, pa frikë, me atë që kemi mundësi të ofrojmë. Të arrish te vetvetja është vështirë, por mendoj se ia kam arritur të jap atë që unë ndiej”, thotë regjisori.

Vetë regjisori interpreton rolin e protagonistit krah aktores Luli Bitri, që falë kimisë në sheshxhirim, jslelin një interpretim plot emocion dhe ndjenjë.

Pjesë e kastit ka qenë dhe “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko, ndërsa muzika është punuar me mjeshtëri nga Fatrin Krajka. Për realizimin e filmit regjisorit i janë dashur disa vite përballë sfidave të shumta, përfshirë kostot e larta dhe buxhetin e pamjaftueshëm.

“Sfidat ishin të tmerrshme. Ishte shumë film i lodhshëm, për veten time nuk ka rëndësi, ndërsa për artistët që morën pjesë dhe pranuan të punojnë me mua, e kam një mirënjohje të madhe”, përfundoi Gorishti.

Xixëllonjat e Dimrit është vlerësuar dhe nga kineastët që janë bërë pjesë e premierës, sikurse Roza Anagnosti që ndoqi filmin për dy orë e gjysmë të premten.

Top Channel