Analisti Arion Sulo ngriti në “Top Story” pikëpyetje mbi standardin e ndjekur nga SPAK në rastin e Belinda Ballukut, duke e krahasuar atë me mënyrën se si është vepruar ndaj Erion Veliajt dhe Ilir Metës.
Sipas Sulos, megjithëse ndaj Ballukut akuzat janë rënduar dhe janë shtuar akuza të reja, SPAK nuk ka kërkuar një masë të re sigurie.
“Rama tha një nga arsyet është se nuk kemi akuzë për korrupsion. Te zonja Balluku po kalojmë në përmbysje të standardit, ku kreu i SPAK ka thënë: rëndohet akuza, akuzë e re, masë sigurie e re. Në qershor, pas rrëzimit në mars të kërkesës, sepse nuk kishte akuzë për korrupsion, pati akuzë për korrupsion. Në shtator kemi akuzë të re për korrupsion, pastrim parash dhe nuk kemi kërkesë të re.
Asnjë zyrtar i hetuar për korrupsion nuk i ka shpëtuar arrestit.
Në këtë rast SPAK-u nuk e ka çuar dhe kjo të bën të mendosh që ndikimi politik në këtë rast është i njëjtë. SPAK-u nuk po guxon ta çojë. Ka 3-4 muaj që nuk është më SPAK-u që të paktën fillonte hetimet.
Unë kam edhe mendimin e ndikimit politik. Provat janë aty, dosjet janë aty. Kemi dy vila të padeklaruara dhe të fshehura. Çfarë ndodh? Në të dyja rastet kemi biznese që dalin në tenderat e Ballukut, të cilat kanë marrë tendera dhe të dyja dalin te vilat, sipas SPAK-ut, që ia kanë blerë dhe ia kanë dhënë si ryshfet.
Korrupsion po, kemi 8 akuza për pabarazi në tendera dhe tre akuza të tjera për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Kemi qëndrim tjetër nga SPAK-u, sepse diçka lëviz politikisht. Është e dukshme që kemi favorizim të Ballukut.
Po, është e dukshme që standardi mes zotit Veliaj, zotit Meta dhe Ballukut është i ndryshëm. Nëse zoti Meta do të bëjë edhe dy vjet, për ca muaj iu shkri edhe partia, edhe familja”, u shpreh Sulo.
Top Channel