Pse nuk është e arrestuar Belinda Balluku? Arlind Qori në “Top Story”: Do ketë revolucion në rrugë po vijuan kështu

14/09/2026 23:06

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, foli për Belinda Ballukun në “Top Story”, ku u shpreh se “po se bëri SPAK gjyqin atëherë do të nisë ta bëjë populli”.

Ai u shpreh se Belinda Balluku duhet të ishte në burg, teksa theksoi se hetimi duhet të vijojë.

“Në tashmë jemi në kushtet e emergjencës, të luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kur t’i i lufton patjetër duhet që duhet që hetimi të shkojë thellë dhe patjetër që masat shtrënguese ndaj të korruptuarve duhet të jenë të forta.

Përndryshe ky sistem nuk ka për t’u shkulur kurrë, ose ose po se bëri SPAK atëherë nis populli që të bëjë gjyqe. Që të mos bëjë populli gjyqe, duhet t’i bëjë SPAK e GJKKO. Ne duhet të besojmë që këto standarde të jenë sa më të mira.

Sot për mendimin tim Belinda Balluku duhet të ishte e arrestuar në paraburgim, Sali Berisha po ashtu, edhe Edi Rama po ashtu. Mendoj që ka indicie të mjaftueshme për t’i konsideruar njerëz të korruptuar”, u shpreh Arlind Qori.

Top Channel