Përleshje me thikë në Athinë/ Mbetet i plagosur një person, në pranga një shqiptar
“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” triumfoi në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit.
Filmi i Gentian Koçit rrëfen historinë e dy vëllezërve që zbulojnë se, për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, do të verbohen në mënyrë të pakthyeshme. Atyre u duhet të marrin një vendim të vështirë duke pirë një filxhan kafe, të veshur me këpucë të reja.
Julia vlerësoi me çmimin aktori më i mirë Blerim Destanin, që nuk ishte i pranishëm në Festival, ndërsa Adriana Matoshi u zgjodh aktorja më e mirë.
“Këtë çmim sot po e marr në Prishtinë, por kujtimet më të mirat po i le n Tiranë”, u shpreh aktorja Adriana Matoshi.
Për Filmin më të mirë të karrierës u vlerësua regjisori Gjergj Xhuvani, për Liqeni im, që ishte prodhimi i fundit kinematografik i realizuar prej tij para ndarjes nga jeta. Filmi që tregon historinë e Kristos, që kthehet në një kontrabandues marijuane për shkak të vështirësive ekonomike të familjes mori një numër të lartë çmimesh në festival.
“Dritë” nga Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së fotografit John Milli, u zgjodh dokumentari më i mirë, ndërsa Kampion i Ermir Ketës filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Krahas jurisë, u ndanë 15 çmime nga Akademia, ndërsa 5 të tjera nga publiku.
Në praninë e orkestrës së RTSH që risolli kolonat zanore të filmave më të dashur, u nderuan artistët që i dhanë dritë kinemasë shqiptare dhe që sot nuk janë më pranë nesh.
Një moment i veçantë ishte Çmimi i Karrierës për Tinka Kurtin, që u bë pjesë e natës finale të festivalit dhe ngriti në këmbë publiku që duartrokiti për disa minuta.
Top Channel