Fyelli që nuk hesht në Gramsh/ Demir Buzi ruan traditën shumë vjeçare, të rinjtë i bashkohen ansamblit artistik

13/09/2026 20:17

Prej 20 vitesh Demir Buzi luan në fyell, një pasion që lindi nga trashëgimia e familjes, por edhe nga një traditë shekullore që Gramshi përcjell brez pas brezi.

Ajo që lindi si pasion dhe dëshirë, më pas u perfeksionua më skenë.

Demiri thotë se kjo traditë e bukur duhet të ruhet dhe përçohet brez pas brezi si një pasuri e çmuar e identitetit të zonës.

Ansambli Artistik i Gramshit gjithnjë e më shumë po zgjeron gamën e Aktiviteteve ndërkohë drejtuesit vërejnë me kënaqësi që ka interes nga të rinjtë për t’ju bashkuar këtij Ansambli.

 

 

Top Channel