Gjykata e Apelit e Parisit dënoi Kylian Mbappe që të dëmshpërblejë Paris Saint Germainin me 60 mijë euro për të kompensuar ‘mungesën e likuiditetit’ të pësuar gjatë 45 ditëve të sekuestrimit të pasurisë në periudhën 10 prill-25 maj 2025.

Kjo sepse kampioni francez në verën e 2024 iu kishte kërkuar transalpinëve, 60 mijë euro që i korrespondonin bonuseve dhe shpërblimeve që klubi sipas tij, refuzonte që t’ia paguante.

Një kërkesë që u pasua nga një procedurë e sekuestrimit paraprak të llogarive të klubit. Paris Saint Germaini në fund u detyrua të gjejë në minutën e fundit një linjë kredie për të përballuar kostot e saj financiare gjë që solli shpenzime të mëtejshme.

Në fund ishte Paris Saint Germaini që fitoi në gjykatë kundër Mbappe që gjithsesi nuk do të duhet të paguajë asnjë euro të kërkuar si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të PSG.

Top Channel