Nga 2028 gjithçka ndryshon, UEFA kopjon Champions League për kombëtaret
Filip Çakuli nuk beson se brenda PS-së ka klane aq të fuqishme sa të përplasen me Edi Ramën.
Në “Top Story”, ai u shpreh se në Partinë Socialiste është Rama ai që “vendos dhe vulos vetë”, duke sjellë si shembull edhe emërimet dhe shkarkimet e ministrave.
Sipas Çakulit, edhe figurat e konsideruara të fuqishme brenda mazhorancës nuk kanë pasur pushtet mbi kryeministrin. Përplasjet, sipas tij, mund të ekzistojnë mes eksponentëve të PS-së për influencë apo për të fituar mbështetjen e kryetarit, por jo si një luftë pushteti me vetë Ramën.
Çakuli: Ku ka luftë me Ramën atje? Ai (Rama) vendos e vulos vetë. A e keni parë? Vuri ministrin filan dhe e shkarkon për katër muaj. Ore, a ka një zë që ngrihet të thotë për vendimin e marrë? Për mendimin tim, nuk ka.
Sulo: Ish-zëvendëskryeministrja ishte klan i fuqishëm?
Çakuli: Dhe vendoste sipër Ramës? I vendoste në rresht të gjithë ai. Po me kë do përplasen ata?
Top Channel