82-vjetori i Çlirimit të Beratit/ Homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve, i pranishëm në ceremoni edhe ministri Ervin Demo Rreth 90 banesa monument kulture të kategorisë së parë në Gjirokastër pritet të përfshihen në ndërhyrjet e shtetit për ruajtjen e pasurive kulturore që rrezikojnë degradimin dhe shembjen.
Mekanizmi i ri, i bërë publik nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, parashikon ndërhyrjen e shtetit në ato pasuri kulturore ku pronarët apo trashëgimtarët nuk kanë kryer ndërhyrjet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre.
Ndërhyrjet pritet të nisin në vitin 2027, ndërsa Gjirokastra është një nga qytetet ku problematika është më e theksuar për shkak të numrit të madh të banesave historike në gjendje të amortizuar.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Ardis Duka, thotë se këto banesa nuk mund të shihen vetëm si prona private, pasi vlera e tyre lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë kulturore të qytetit.
Për Gjirokastrën, ndërhyrja shihet si një mundësi për të shpëtuar nga degradimi dhjetëra banesa karakteristike, të cilat janë pjesë e identitetit arkitektonik të qytetit dhe e trashëgimisë kulturore të mbrojtur.
Top Channel