Për herë të parë në histori, Manchester City dhe Manchester United do të përplasen me njëri – tjetrin në finalen e madhe të FA Cup.

Kampionët e Anglisë, vijnë si favoritë në këtë sfidë, pasi ata synojnë të sigurojnë trofeun e dytë sezonal, për të tentuar më pas tripletën, një sukses që vetëm rivalët e përjetshëm të United e kanë arritur më parë në ishull.

Djemtë e Guardiolës e kanë fituar për herë të fundit trofeun e Fa Cup në vitin 2019, ndërsa këtë sezon ky trofe merr një rëndësi të madhe, pasi në Angli konsiderohet si prova e vërtetë e “The Citizens” përpara finales së madhe të 10 qershorit, kundër italianëve të Interit.

Në anën tjetër skuadra e Erik Ten Hag synon të fitojë trofeun e dytë sezonal, pas suksesit në Carabao Cup. “Djajtë e kuq” nuk i kanë fituar kurrë më parë në historinë e tyre dy trofetë e kupave angleze, por ata vijnë në këtë sfidë pas një serie prej katër fitoresh rradhazi, duke e mbyllur në vendin e tretë në Premier League.

Në këtë sezon do të jetë ndeshja e tretë mes Cityt dhe United, pas skuadra e Erik Ten Hag është përballur dy herë me Kampionët e Anglisë në Premier League. Sfida e parë foli për të besuarit e Guardiolës që shkatërruan United 6-3, ndërsa në Old Trafford, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 2-1.

Finalja e derbit të Manchesterit e para në historinë e Fa Cup do të startojë në orën 16:00 dhe si gjithmonë do të transmetohet live në SuperSport 2.

Top Channel