Julka Gramo dhe Jurgeni, tashmë partneri i saj i ri, hapën me një Rock and Roll natën e nëntë të “Dancing With the Stars”, por mori shumë kritika nga juria.
Sipas tyre konkurrentja nuk ishte në ritmin e balerinëve gjatë kërcimit, duke u kritikuar vazhdimisht për mungesën e shpejtësisë.
Kleidi Kadiu: Donte një zjarr, pate në fillim një hap që nuk ishit bashkë. Unë të pashë pak të vakët ose ishe e sforcuar. Energjia e Jurgenit ishte më e madhe.
Armand Peza: Më shumë se sa një herë nuk ishin në të njëjtën kohë. Ndonjëherë e merte shown Jurgeni, pavarësisht se nuk është ai në konkurrim. Sot ishte një kalim teknik me gjysëm forcë.
Dalina Buzi: Pak a shumë pata një dezhavu. Ishte gjithçka ndërsa Julka ishte në një slowmoton, pjesa parë ishte në atë egërsinë ndërsa e dyta jo.
Valbona Selimllari: Unë pashë dy tre gabime të Julkës por nuk më mungoi ritmi. Nga mesi pate disa momente që të kapje ritmin, por nuk di nëse kishe pak merak në lidhje me lëvizjet.
Ata arritën të rrëmbenin nga juria 27 pikë, ndërsa nëse ju ka pëlqyer kërcimi i tyre votoni VIP 12.
Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve.
Top Channel