Holandë/ Gjendet i pajetë në liqen fituesi i parë i “The Voice”, i vëllai prek me fjalët: S’kam përjetuar kurrë një dhimbje të tillë
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku foli për dashurinë dhe raportin me femrat.
Teksa u pyet nga moderatoret për dashurinë, Ngjela ka habitur me përgjigjen e dhënë. Avokati ka thënë se ka gjetur kurën e xhelozisë, teksa, sipas tij, për ta luftuar këtë problem, duhet t’a lësh të dashurën të shkojë me dikë tjetër.
“Për të hequr xhelozinë, duhet të bësh një ‘antibiotik’, një ndërhyrje të madhe! Më pyeti një njeri që është shumë i lartë në politikë sot: Si e ke bërë? Si e ke hequr xhelozinë?
Duhet të durosh që e dashura jote të shkojë me një tjetër. Kjo nuk është durim, është kurë. Pse? Sepse filozofia më ka mësuar që xhelozia është urrejtje. Ju e dini atë thënien në Shqipëri: “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria”, por jo. “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe urrejtja”.
I pyetur nëse i shkruajnë vajza apo gra në rrjetin social “Facebook” për të dalë për kafe, Ngjela u përgjigj ‘po’ dhe shtoi se ka pranuar.
Pyetjes ‘në shumicën e rasteve janë gratë që iu zgjedhin juve apo jeni ju që zgjidhni gratë për të dalë në një takim?’, avokati u përgjigj:
“Personi që është i njohur botërisht janë ato që të japin përparësi në njohje. Pse? Unë jam këtu. Kjo që jam këtu është e sforcuar, nuk është vullnetare. Kam ardhur i detyruar. Kam thënë një ‘po’ dhe kam ardhur, në këtë kuptim. Një marrëveshje”.
Top Channel