5.2 milionë euro dhe një vilë 14 milionëshe/ Ky është Zhigoloja që u akuzua se mashtroi vejushën e pasur në Manhatan
Lily Collins i ka dhënë lamtumirën personazhit të Emily Cooper, rolit që e ka shoqëruar për shtatë vitet e fundit në serialin e Netflix, “Emily in Paris”.
Aktorja ka përfunduar ditën e saj të fundit në sheshxhirim si protagoniste e serialit dhe ka ndarë me fansat një mesazh emocional për rrugëtimin e saj gjatë gjashtë sezoneve.
Në një postim të gjatë në Instagram, Collins shkroi se e kishte të vështirë të gjente fjalët për të përshkruar rëndësinë që Emily ka pasur në jetën e saj.
Postimi i Lily Collins
“Dita ime e fundit në sheshxhirim si Emily… Nuk kam fjalë. Është e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar se çfarë do të thotë ky udhëtim për mua. Për kaq shumë vite, Emily ka qenë pjesë e jetës sime dhe, me çdo sezon, ajo ka vazhduar të më surprizojë, frymëzojë dhe sfidojë.
Faleminderit, Darren Star, që krijove këtë amerikane optimiste të pashërueshme në Paris, e cila është vazhdimisht jashtë zonës së saj të rehatisë, duke mësuar t’i besojë vetes, ndërsa mbështetet te të tjerët teksa përpiqet të gjejë rrugën e saj në jetën e re.
Jam shumë mirënjohëse që më besove mua për ta sjellë në jetë. Faleminderit ekipit tonë, shkrimtarëve, regjisorëve dhe, sigurisht, kastit tonë të jashtëzakonshëm, të cilët tani janë familje dhe pa të cilët nuk mund ta imagjinoj këtë udhëtim.

Dhe mirënjohje të gjithëve ju që na keni mbështetur për këto shtatë vite dhe gjashtë sezone, duke na mbajtur të frymëzuar për të ëndërruar gjithnjë e më shumë në këtë aventurë epike tonën.
Do ta mbaj këtë kapitull me vete përgjithmonë. Të thuash lamtumirë ndihet plotësisht surreale dhe e hidhur, por mbi të gjitha, ndihem jashtëzakonisht krenare dhe mirënjohëse që pata mundësinë të isha ajo. Dhe të isha pjesë e diçkaje kaq të gëzueshme. Kjo më ndryshoi përgjithmonë.
Collins falënderoi në mënyrë të veçantë krijuesin e serialit, Darren Star, si edhe skenaristët, regjisorët, ekipin dhe bashkë-aktorët, duke i cilësuar ata tashmë si familje.
Ajo gjithashtu iu drejtua fansave që e kanë ndjekur serialin përgjatë viteve, duke theksuar se mbështetja e tyre i ka frymëzuar të gjithë për të vazhduar këtë “aventurë epike”.
Në fund, aktorja e përshkroi ndarjen nga Emily Cooper si një moment surreal dhe të hidhur, por mbi të gjitha u shpreh krenare dhe mirënjohëse për mundësinë që pati për të interpretuar personazhin.
“Kjo më ndryshoi përgjithmonë. Au revoir, Emily Cooper…”, përfundoi Collins.
Top Channel