Për herë të parë në “Për’puthen”, një konkurrent indian: Vij nga India për të gjetur një nuse shqiptare

18/09/2026 09:27

Një surprizë e veçantë pritet të sjellë sezoni i ri i “Për’puthen” në Top Channel.

Për herë të parë në historinë e programit, pjesë e konkurrentëve do të jetë një djalë me origjinë indiane, i cili ka vendosur të vijë në Shqipëri me një qëllim të veçantë: të njohë një vajzë shqiptare dhe të gjejë partneren e tij të ardhshme.

Vij nga India dhe kërkoj të gjej një nuse shqiptare”, është mesazhi që shoqëron prezantimin e tij në sezonin e ri.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një tjetër dimension në program. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet aventura e tij në kërkim të dashurisë dhe nëse do të ketë një vajzë shqiptare që do t’i rrëmbejë zemrën.

Top Channel