Holandë/ Gjendet i pajetë në liqen fituesi i parë i “The Voice”, i vëllai prek me fjalët: S’kam përjetuar kurrë një dhimbje të tillë

18/09/2026 11:29

Këngëtari holandez që shkroi historinë si fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

i është gjetur i pajetë më 15 shtator në Rijkerswoerdse Plassen, një zonë e njohur pranë Arnhem, në Holandë.

Nga raportimet e autoriteteve holandeze, thuhet se trupi u gjet gjatë një operacion kërkimi dhe u nxor nga liqen rreth orës 13:20 me kohën lokale.

Policia vendase ka bërë të ditur se nuk ka dyshime për një vepër penale ai dhe ende nuk është bërë publik shkaku i vdekjes së këngëtarit.

Lajmi i trishtë është konfirmuar edhe nga familjarët e Saunders. Vëllai i i tij, Dean Saunders, ka ndarë në rrjetet sociale një dedikim prekës për të këngëtarin e ndjerë.

“Vëllai im i vogël ka ndërruar jetë. Nuk kam përjetuar kurrë një dhimbje të tillë si ajo që po ndiej tani. Çfarë dite e tmerrshme për të gjithë ne”, shkroi Dean, duke shtuar se familja do të duhet të mësojë të jetojë me këtë humbje. Në një tjetër postim, ai i dha lamtumirën të vëllait me fjalët:

“Do të jesh gjithmonë në zemrën time”, përfundon Dean.

43-vjeçari u bë i njohur për publikun në vitin 2011, kur fitoi sezonin e parë të “The Voice of Holland”, duke u bërë kështu fituesi i parë në historinë e gjithë ekskluzivitetit “The Voice”.

Programi holandez, i nisur në vitin 2010, do të shndërrohej më pas në një format televiziv të suksesshëm në shumë vende të botës.

Por karriera e tij muzikore kishte nisur shumë më herët. Në vitin 2000, Saunders mori pjesë në programin holandez “Alles voor de band: Follow That Dream” dhe u bë pjesë e grupit “Follow That Dream”, ku këndonte së bashku me vëllain e tij Dean.

Grupi u nda një vit më vonë. Pas triumfit në “The Voice”, Ben publikoi albumet “You Thought You Knew Me By Now” në vitin 2011 dhe “Heart & Soul” në vitin 2012. Më vonë, ai u angazhua edhe në një tjetër pasion, duke hapur së bashku me vëllain e tij një studio tatuazhesh.

Top Channel