Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi
Këngëtarja e famshme, Lady Gaga dhe partneri i saj, Michael Polanski, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë nëpërmjet një nëne surrogate.
40-vjeçarja dhe 42-vjeçari mirëpritën vajzën e tyre, Rose Bean Polanski, më 9 qershor. Sipas TMZ, e bija e artistes dhe biznesmenit lindi në Los Angeles.
Kujtojmë se Lagy Gaga ka folur më herët për betejën e saj me fibromialgjinë, një gjendje që shkakton dhimbje dhe lodhje të fortë. Në dokumentarin e Netflix të vitit 2017 “Gaga: Five Foot Two”, ylli i muzikës foli për dhimbjen kronike që përjeton për shkak të kësaj gjendjeje, ndërsa në një intervistë të vitit 2020 ajo tha se ndjeu “dhimbje nga koka te këmbët”.
Lajmi se Lady Gaga dhe Michael Polanski ishin bërë prindër u përhap javën e kaluar, kur u zbulua se këngëtarja ishte tërhequr në mënyrë misterioze nga sytë e publikut për disa muaj.
“Page Six” raportoi e para lajmin, së bashku me fotot e çiftit me vajzën e tyre të porsalindur. Lady dhe Polanski janë bashkë që nga viti 2019 dhe u fejuan në prill të vitit 2024.
Top Channel