Kim Kardashian shtrohet në spital, zbulon se ka lidhje me sëmundjen që i mori jetën babait të saj

18/09/2026 15:46

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është shfaqur në shtratin e një spitali në trailerin e fundit të sezonit të tetë të serialit “The Kardashians”.

45-vjeçarja është prekur nga një gjendje shëndetësore që sjell kujtime të dhimbshme për sëmundjen nga e cila vdiq babai i saj, Robert Kardashian. 59-vjeçari, avokat i cili u bë i njohur për mbrojtjen e O.J. Simpson në gjyqin e tij për vrasje, vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003.

Ndërkohë traileri zbulon se Kim është shtruar në spital për shkak të ezofagitit, një inflamacion ose irritim i shtresës së brendshme të ezofagut.

“Kam diçka që quhet ezofagit”, i thotë Kim ekipit të saj të grimit, përpara se të shfaqet e shtrirë në një shtrat spitali, e lodhur, ndërsa stafi mjekësor kujdeset për të.

Më pas, një mike e yllit televiziv e pyet nëse kjo është e njëjta sëmundje nga e cila vdiq Roberti.

“Nuk mundem… vetëm kjo më bën të qaj”, thotë në video nëna e Kim-it, Kris Jenner, e cila ishte e martuar me Robertin për 13 vjet dhe së bashku patën katër fëmijë: Kim, Kourtney, Khloe dhe Robert Jr. Ata u divorcuan në vitin 1991.

Roberti vdiq katër vjet përpara se familja e tij të bëhej e famshme në mbarë botën me reality-show-n e E!, “Keeping Up With The Kardashians”.

Top Channel