Përfaqëson Shqipërinë në Botërorin për ski, Lara Colturi futet në top 30-she

26/11/2022 20:08

Lara Colturi arrin të futet në top 30 në lëshimin e parë në GS në Killington.

Në lëshimin e parë, u fut në Top 30 me klasifikimin në vend të 27-të, ndërsa në lëshimin e dytë bën mrekullinë e vërtetë duke u renditur e katërt dhe në klasifikimin e përgjithshëm e 17-të.

Lara do të garojë edhe nesër në Killington, por kësaj radhe në disiplinën e Sllallomit. Lara bën historinë për Shqipërinë, duke marrë pikët e para në Kupën e Botës.

 

Top Channel