Në emër të babait. Do të ketë një sfidë brenda sfidës shumë të veçantë për Francisco Conceiçao gjatë Juventus-Milan që do të luhet ditën e dielë. Sulmuesi portugez për herë të parë pas dy vitesh do të ketë sërish si kundërshtar, Ruben Amorim, trajnerin kuqezi që ka qenë ‘armiku më i mirë’ i babait të tij Sergio Conceiçao në duelet mes Sporting Lisbonë dhe Portos në kampionatin portugez në periudhën 2019-2024.

Përballje këto të karakterizuara nga thumbime, akuza, përgjigje dhe kundërpërgjigje në konferencar për shtyp dhe përplasje ballë për ballë, të cilat edhe pas disa vitesh i ka lënë të ngrira raportet mes tyre.

‘Nuk kam ndonjë raport me Sergio Conceiçao-deklaroi Amorim në konferencën e prezantimit të tij te Milani-sepse kemi qenë rivale dhe kanë kaluar pak vite, kështu që gjithçka është e freskët’

AMORIM-CONCEIÇAO, ÇFARË RIVALITETI—  Një koncept i ngjashëm me atë të shprehur, kur në debutimin e tij në pankinën e Manchester United e pyetën se çfarë mendonte për traditën e Sir Alex Ferguson për t’iu ofruar një gotë verë trajnerit kundërshtar pas ndeshjes

‘Vijmë nga një kulturë krejt tjetër-ishin fjalët e Amorim-imagjinoni në përfundim të një ndeshjeje unë dhe Sergio Conceiçao që pijmë nga një gotë verë. Do të ishtë një skenë e pazakontë’ .

Dhe të thuash që herën e fundit që u panë, takimi mes dy porrugezëve u mbyll me një përqafim sepse në fund të fundit, si te gjithë rivalët,  vlerësimi reciprok është një element që nuk mungon kurrë. E megjithatë në atë rast ishte pikërisht alkooli që ndezi thumbimet reciproke. Skenari; finalja e Kupës së Portugalisë 2024, sfida e fundit e Conceiçaos në pankinën e Portos. Në prag të kësaj ndeshjeje uroi veten me ‘të pirë ndonjë birrë’ duke përdorur këtë metaforë si sinonim të festimit të një trofeu sidomos sepse ‘Ruben kishte pirë dy apo 3 birra’.

‘Sergio Conceiçao foli për birrë, nuk do t’i bënte keq të rrinte një vit pa pirë…’-ishte kundërpërgjigjja e Amorim. Në fund ai që ngriti dollinë ishte trajneri i Portos, për titullin e tij të fundit në pankinën e Dragoes.

PëRBALLJET MES AMORIM DHE CONCEIÇAO— Bilanci flet për 11 tituj në 7 vjet për Conceiçao te Porto dhe 5 tituj në 5 vjet për Amorim te Sportingu i Lisbonës. Shtatë fitore për Conceiçao, 5 barazime dhe 4 humbje,  2 nga të cilar në dy përballjet e para mes tyre. Dhe kushedi, ndoshta pikërisht aty lindi rivaliteti mes ekspertit Sergio, i befasuar nge Ruben, 34 vjeç në eksperiencën e tij të parë si trajner. Përplasja më e fortë mes tyre ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës së Portugaliusë në 3 mars 2022; pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, Amorim iu afrua kundërshtarit, imitoi me dorë gjestin e hedhjes dhe sulmon. ‘Sergio, dëgjo diçka; lojtarët e tu simulojnë kanë mësuar nga ty…Nuk dinë të luajnëì-iu drejtua Amorim Conceiçaos, një akuzë që e çoi ballë për ballë me kolegun e tij. ‘Pse po ma thua me ngadalësim? Më fol normalisht, dukesh i vonuat’-ishte kundërpergjigjja e Conceiçaos.

‘Nuk ndodhi asgjë, Sergio Conceiçao ishte i lumtur, unë i zemëruar; duartrokiti kartonin e verdhë për Porro për simulim, mua m’u duk ironike dhe ia thashë’-tentoi të sqarojë trajneri aktual i Milanit pas ndeshjes.

Kapitull i ri, një vit më vonë, në 18 dhjetor 2023, Sporting dhe Amorim më në fund ia dolën të mposhtin Porton dhe Conceiçaon pas thuajse 3 vitesh. ‘Nga festa që bënë, duket se kampionati mbaroi sot, por llogaritë bëhen në maj’-thumboi Conceiçao dhe Amorim nuk u kursye që në përgjigjen e tij plot sarkazëm: ‘Fakti që foli pasi humbi është tashmë diçka pozitive’

Tani në rrugën e Amorim, në mbrëmjen e së dielës do të jetë trashëgimtari i Sergio Conceiçao, Francisco me të cilin është përballur 5 herë(1 fitore secili dhe 3 barazime) dhe kundrejt të cilit ka shfaqur respekt të thellë aq sa arriti deri aty sa të vendosë një qendërmbrojtës në krahë të mesfushës, Gonçalo Inacio, për ta frenuar. Vlerësim dhe rivalitet; për Amorim kjo me Conceiçaod duhet të jetë vërtet një çështje familjare.

Top Channel