Allegri s’e fsheh hidhërimin: Futbolli nuk ka logjikë, ndoshta duhej t’i bëja gjërat ndryshe
Roma ka marrë një tjetër fitore në kampionat, këtë herë në mënyrë dramatike, duke përmbysur Atalantën në minutat e fundit dhe duke siguruar suksesin me rezultatin 2-1.
Sfida në “Olimpico” u mbyll pa gola në pjesën e parë, ndërsa Atalanta e nisi më mirë fraksionin e dytë. Ederson zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës mike.
Roma u përpoq të reagonte, por goli i barazimit erdhi vetëm në fund të takimit. Në minutën e 90-të, Mario Hermoso riktheu ekuilibrin në shifrat 1-1, duke ndezur minutat shtesë.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Matias Soule u shndërrua në heroin e mbrëmjes. Në minutën e 93-të, argjentinasi realizoi golin e dytë pas asistit të Paulo Dybala, duke kompletuar përmbysjen e madhe të verdhekuqve.
Me këtë sukses, Roma regjistron fitoren e tretë në po kaq ndeshje dhe vijon kampionatin me pikë të plota, duke dhënë një sinjal të fortë në javët e para të sezonit.
Top Channel