Gjoba të majme/ UEFA ndëshkon ashpër Lyonin dhe Fenerbahçen pas përleshjes, pezullohet edhe Guendouzi
Javën e ardhshme ngre siparin kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, Liga e Kampioneve që do të transmetohet në ekranin e Top Channel çdo të mërkurë.
Një prej sfidave që do të ketë vëmendjen më të madhe është ajo që do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ mes Realit të Madridit dhe Interit. Mbrëmjen e së premtes skuadra madrilene pësoi humbjen e parë sezonale, gjë që flet për një skuadër që është ende për t’u ndërtuar. Një lajm i mirë ky për Interin që në mbrëmjen e së martës do të duhet të përballet me të në Santiago Bernabeu.
Reali i Madridit e humbi ndeshjen e parë sezonale me polemika arbitrare dhe jo vetëm. Gabimi i Mbappe në kohën shtesë nga pika e bardhë e penalltisë, ka ngjallur nervozizëm te tifozët dhe Jose Mourinho. ‘Futbollistët e mi janë naivë, ndërsa kundërshtarët tanë e ekzagjeruan. Për çdo faull ndaj tyre dukej se do të vinte ambulanca për t’i ndihmuar’-ishin deklaratat e Special One pas ndeshjes, me portugezin që në fushë tentoi të ndalë edhe Vinicius Jr për një përshëndetje, por pa ia dalë mbanë.
Me fjalë të tjera, te Reali i Madridit duket se ka tensione siç e dëshmon edhe zënka në fundin e pjesës së parë mes Huijsen dhe Arda Guler dhe e gjitha kjo për shkak të një goditjë këndi që u ekzekutua ngadalë nga futbollisti turk. Ai që i ndau ishte Courtois me imazhet që janë bërë virale në rrjetet sociale.
Përballë këtyre çështjeve të brendshme, Interi ditën e martë do të gjendet përballë një skuadre në ndërtim e sipër. Lidhja e treshes sulmuese e përbërë nga Bellingham, Mbappé dhe Vinicius jr duhet perfeksionuar ende, me një repart ofensiv që siç nënvizon ‘Marca’ ka zhgënjyer në provën e parë të vërtetë të sezonit.
Në fakt në 4 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Los Blancos kanë shkëlqyer në ‘Bernabeu’ me 8 gola të shënuar, ndërkohë që në transfertë gjërat kanë shkuar ndryshe siç e tregon edhe fitorja e vuajtur ndaj Espanyol dhe humbja me Betis. Interi vërtet ka mundësinë t’i shkaktojë dëme Realit të Madridit, por duhet të ketë kujdes nga efekti Bernabeu ku Mbappe me shokë transformohen; 10 gjuajtje mesatarisht për ndeshje e tregon dominimin e kësaj skuadre që gjithsesi bën gabime. E për më tepër, Interi në mbrëmjen e së martës duhet të tentojë të përfitojë edhe nga fakti se Reali i Madridit në këtë ndeshje do të jetë pa Camavingan, Arda Guler dhe Bernardo Silva që janë të skualifikuar.
Top Channel