Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A
Kristjan Asllani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Lindjen e Mesme, duke shënuar gol që në ndeshjen e parë me fanellën e Al Jazira-s.
Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 64-t dhe la gjurmën e tij në fundin e takimit, duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 91-të.
Asllani mori topin në hyrje të zonës dhe, me të djathtën, lëshoi një goditje të bukur nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.
Kliko këtu për golin
Një realizim i bukur që vulosi fitoren 1-3 të Al Jazira-s ndaj Shabab Al-Ahli Dubai.
Ky ishte debutimi i parë i Asllanit në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ai e festoi menjëherë me një gol, duke dhënë sinjalin e parë pozitiv në aventurën e tij të re.
Top Channel