Në prag të sfidës me Elbasanin, Glen Daja: Një ndeshje e rëndësishme ndaj një rivali direkt
Massimiliano Allegri nuk e fsheh hidhërimin e tij pas humbjes së Napolit të tij në San Siro ndaj Interit, në një ndeshje që u duk sikur e kishte vënë në drejtimin e dëshiruar, por që në fund nuk rezultoi i tillë.
‘Për publikun dhe Interin ishte një ndeshje argëtuese, për ne më pak-tha trajneri i Napolit-Interi është me të vërtetë një skuadër e fortë, ndryshuan ritmin dhe na vunë në vështirësi. Futbolli është i tillë; mund të shënonim gol dhe të fitonim ndeshjen, e bënë ata dhe fituan ata’
Allegri theksoi edhe se ku duhet të përmirësohet skuadra e tij.
‘Mbetet paraqitja dhe zotërimi i topit. Pas startit të furishëm të Interit, u përmirësuam dhe për pak sa nuk shënuam-shtoi Allegri-Në fund të pjesës së parë, pësuam dy raste dhe na ndodhi edhe të dielën me Comon. Duhet të ruajmë qetësinë. Edhe ndaj Comos, paraqitja ishte e mirë. Duhet të kufizojmë gabimet dhe t’i evitojmë. Gjendja e skuadrës do të përmirësohet. Tani të mendojmë për Ligën e Kampioneve’.
Allegri foli edhe për golin që skuadra e tij pësoi nga Thuram, pavarësisht se kaloi në mbrojtjen me 5 lojtarë me aktivizimin e Badiashile.
‘Kjo tregon se futbolli nuk ka një logjikë-shtoi trajneri i Napolit-në atë moment duhej të mbronim brenda zonës dhe pësuam gol brenda zonës. Ndoshta duhej, t’i bëja gjërat ndryshe…por mbetet paraqitja e mirë e skuadrës.
Top Channel