Bundesliga/ Në të mirë dhe në të keq, dy shqiptarë protagonistë në sfidën mes Hoffenheim dhe Dortmund
Edhe Bayerni bën hapa fals në rrugëtimin e tij. Skuadra bavareze këtë radhë u ndal në barazimin 0-0 në sfidën e Gelsenkirchen ndaj Schalke 04. Meritën për këtë rezultat të Schalkes e kishte portieri Karius që në futbollin gjerman duket se ka rilindur pas periudhës së vështirë që përjetoi pas finales së 2018 në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit kur ai ishte në radhët e Liverpool.
Në këtë ndeshje Schalke preferoi të qëndronte prapa, por Broën rrezikoi ta ndëshkojë në fillimin e sfidës. Dhe kështu skuadra vendase ndryshoi strategji dhe filluan të dilnin më përpara, që funksionoi. Schalke jo vetëm që arriti të frenojë sulmin potent të kampionëve të Gjermanisë gjatë gjithë pjesës së parë, por edhe iu afruan portës së mbrojtur nga Manuel Neuer. Në fundin e pjesës së parë Luis Diaz pati një mundësi shënimi por nuk ishte i saktë.
Pas pushimit të ndeshjes, Kompany hodhi në fushë artilerinë e rëndë duke aktivizuar Kane, Olise dhe Musiala dhe në këtë moment Bayerni pushtoi gjysmëfushën e Schalkes në kërkim të golit. Por si Harry Kane ashtu edhe yjet e tjerë të skuadrës bavareze nuk ia dolën dot të shënonin pasi hasën në murin e ngritur nga Karius që rezultoi vendimtar me një sërë ndërhyrjesh të tij duke e mbajtur portën e tij të paprekur dhe sfida u mbyll me barazimin 0-0 me Schalken që mori kështu pikën e parë, ndërsa Bayern shkon në 4 pikë dhe e sheh veten në vendin e katërt pas Freiburg, Borussia Dortmund dhe surprizës Elversberg.
Top Channel