Video/ Goli i parë me skuadrën e re, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shpëton Grasshoppersin nga humbja në derbi
05/09/2026 22:42
Bujar Pllana është bërë protagonist i padiskutueshëm në derbin zviceran mes Grasshoppers dhe Zurich, duke shënuar në minutën e 96-të dhe duke i siguruar skuadrës së tij një pikë me barazimin 2-2.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u shfaq në zonë në momentet e fundit të takimit dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke shmangur humbjen e Grasshoppersit.
Ky ishte goli i parë i Pllanës me klubin e ri, ku u transferua gjatë kësaj vere.
Mbrojtësi shqiptar zgjodhi një moment perfekt për të lënë gjurmën e parë me fanellën e skuadrës zvicerane.
Top Channel