Leon Avdullahu ka realizuar një supergol për Hoffenheimin në sfidën ndaj Borussia Dortmundit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.

Mesfushori shqiptar u shfaq protagonist në minutën e 45-të, kur goditi nga distanca dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin e Dortmundit.

Kliko këtu për golin

Një goditje e bukur dhe e fuqishme nga jashtë zone i dha Hoffenheimit avantazhin 1-0, me vendasit që e mbyllën pjesën e parë në epërsi.

Avdullahu ishte titullar në këtë përballje, ndërsa goli ndaj Dortmundit është një moment i rëndësishëm për mesfushorin shqiptar në Bundesligë.

Top Channel