Allegri s’e fsheh hidhërimin: Futbolli nuk ka logjikë, ndoshta duhej t’i bëja gjërat ndryshe
Java e tretë e Abissnet Superiore këtë fundjavë ka rezervuar një tjetër superpërballje siç është ajo mes Elbasanit dhe Dinamos që do të luhet në ‘Elbasan Arena’ këtë të dielë. Është një sfidë mes dy skuadrave që sezonin e kaluar ishin në një garë të ethshme për titullin kampion dhe që edhe këtë vit pritet të jenë protagoniste.
Në prag të kësaj sfide, zëvendëstrajneri i Dinamos, Glen Daja ka folur në lidhje me këtë ndeshje duke theksuar rëndësinë që ka jo përballje
‘Kemi përpara një ndeshje të rëndësishme ndaj një rivali direkt, siç është skuadra e Elbasanit. Do të luajmë në ‘Elbasan Arena’, në një terren shumë të mirë të cilin tashmë e njohim mjaft mirë sepse kemi zhvilluar ndeshjet tona europiane dhe kemi pasur sukses-u shpreh Glen Daja në prononcimin e tij
Zëvendëstrajneri i Dinamos shprehu bindjen se ajo në Elbasan Arena do të jetë një sfidë shumë e bukur dhe e luftuar
‘Besojmë se do të zhvillojmë një ndeshje të bukur, si ato që luajtëm në Europë. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një sfidë e luftuar dhe me rivalitet të madh. Uroj të ketë sa më shumë tifozë, për të krijuar një atmosferë të bukur dhe një ambient të mirë për të luajtur futboll, sepse kjo i ndihmon shumë lojtarët për të dhënë më të mirën e tyre’-shtoi shpreh Daja.
Glen Daja foli edhe për përgatitjet e skuadrës së tij ku për herë të parë stafi teknik ka pasur thuajse një javë të plotë në dispozicion për të punuar
‘Si rrallëherë gjatë kësaj periudhe, pasi kemi pasur një kalendar të ngjeshur për shkak të ndeshjeve në Europë, këtë herë kemi pasur në dispozicion pothuajse një javë të plotë për t’u përgatitur për sfidën e radhës. Kemi punuar shumë mirë me skuadrën dhe shpresoj që ekipi të paraqitet ashtu siç duhet, pavarësisht se grupi nuk është ende 100% i plotë. Mund të kemi disa mungesa, por situatën përfundimtare do ta vlerësojmë në prag të ndeshjes’– përfundoi zëvendëstrajneri Glen Daja.
Top Channel