Berisha rikthehet, Manaj në krye të sulmit, Maran ka vendosur, kjo është Shqipëria që kërkon fitoren!
Armando Broja është përfshirë në një moment tensioni pas përfundimit të ndeshjes së sotme të Burnleyt, teksa sulmuesi shqiptar u përplas verbalisht me një tifoz të skuadrës së tij.
Burnley humbi 2-1 në shtëpi ndaj Bristol City dhe pas vërshëllimave të tifozëve, situata u tensionua jashtë fushës. Broja, i cili ishte aktivizuar në pjesën e dytë, iu drejtua një prej mbështetësve që po e kritikonte, duke reaguar i irrituar ndaj komenteve të tij.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet duke debatuar me tifozin, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Kam qenë jashtë për një vit, nuk kam luajtur për një vit.”
Nice striker least he’s been paid for a year @BurnleyOfficial #twitterclarets pic.twitter.com/XQJfVfSIZT
— Charlie Warrender (@Charwarrender19) September 5, 2026
Situata nuk shkoi më tej, pasi Broja u largua nga vendi i ngjarjes i shoqëruar nga një pjesëtar i sigurisë.
Reagimi i sulmuesit vjen në një periudhë kur Burnley po përballet me kritika nga tifozët për rezultatet dhe lëvizjet e klubit në merkato.
Humbja ndaj Bristol City ishte një tjetër zhgënjim për skuadrën, ndërsa Broja nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit pas aktivizimit të tij.
Top Channel