Sezoni i ri i Kategorisë së Parë ka nisur sot me disa rezultate interesante, teksa gjashtë skuadra kanë zbritur në fushë për javën e parë të kampionatit 2026-2027.

Në sfidën më të rëndësishme, Kukësi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e re, duke mposhtur Besëlidhjen me rezultatin 2-0.

Verilindorët e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, me Demirçanin që zhbllokoi rezultatin dhe Pjeshkën që dyfishoi avantazhin.

Ndërkohë, Bylisi dhe Sopoti u ndanë në barazim, në një përballje që mbeti e hapur deri në fund. Të dyja skuadrat gjetën nga një gol, duke marrë nga një pikë në startin e sezonit.

Pa fitues përfundoi edhe dueli mes Ilirisë dhe Pogradecit, me skuadrat që nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe e mbyllën takimin në shifrat 0-0.

Rezultatet:

Bylis – Sopoti 1-1

Iliria – Pogradeci 0-0

Kukësi – Besëlidhja 2-0

Top Channel