Superiore/ Teuta dhe Partizani festojnë, humbje e dhimbshme për Vllazninë. Si paraqitet renditja pas ndeshjeve të së shtunës
Përveç spektaklit në fushë, ku Interi mposhti Napolin 3-2 pas një përmbysjeje spektakolare, vëmendjen në stadium e tërhoqën edhe personazhet e njohur që ndoqën nga afër sfidën.
Mes tyre ishte edhe reperi italian Sfera Ebbasta, i cili u shfaq në tribunat e stadiumit duke buzëqeshur dhe i shoqëruar nga rreth një duzinë gra.
Prania e tij nuk kaloi pa u vënë re, teksa reperi ishte një nga figurat e njohura të pranishme për të ndjekur nga afër përballjen mes dy skuadrave pretendente në kampionatin italian.
Në stadium ishte gjithashtu edhe DJ-ja me famë ndërkombëtare Peggy Gou, ndërsa në mesin e të ftuarve ishte edhe atletja italiane Nadia Battocletti, një nga emrat më të spikatur të garave të distancave të mesme.


Në fushë, ndërkohë, Interi dhuroi një tjetër spektakël. Napoli kaloi në avantazh 2-0 me golat e Matteo Politano dhe Rasmus Hojlund, por zikaltërit reaguan fuqishëm në pjesën e dytë.
Lautaro Martínez shënoi golin e parë të Interit, ndërsa Marcus Thuram barazoi në minutën e 82-të. Në kohën shtesë, ishte sërish Lautaro që vulosi përmbysjen, duke i dhënë Interit fitoren dramatike 3-2.
Kështu, mbrëmja në stadiumin e Interit ishte e veçantë si në fushë, ashtu edhe në tribuna, me një sërë emrash të njohur të muzikës dhe sportit që ndoqën nga afër një prej ndeshjeve më spektakolare të javës.
Top Channel