Fund dramatik në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë dhe merr tre pikët me Human
Java e tretë e Kategorisë Superiore ka dhuruar dy përballje spektakolare, me Teutën dhe Partizanin që kanë dalë me pikë të plota nga ndeshjet e së shtunës.
Në transfertë ndaj Laçit, Teuta e drejtuar nga Edlir Tetova regjistroi një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-3. Ky sukses e çon skuadrën durrsake në kuotën e 7 pikëve, duke e mbajtur në hap me Egnatian, e cila kryeson kampionatin me pikë të plota.
Drama më e madhe u rezervua për sfidën e mbrëmjes, ku Partizani arriti të mposhtë Vllazninë në një ndeshje me pesë gola. “Demat e Kuq” triumfuan 2-3, duke marrë fitoren e parë të sezonit dhe duke shkuar në kuotën e 4 pikëve.
Për Vllazninë, situata bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në tri javët e para, duke e nisur sezonin larg pritshmërive.
Java e tretë e kampionatit do të mbyllet të dielën me dy përballjet Tirana-Vora dhe Dinamo-Elbasani, të cilat do të përcaktojnë edhe renditjen përfundimtare pas kësaj jave.
RENDITJA:

Top Channel